Aksident mes dy mjetesh Jet Ski në liqenin e Kukësit, plagosen dy

0%

Aksident me Jet Ski në liqenin e Kukësit. Dy persona kanë mbetur të dëmtuar lehtë pas përplasjes së dy mjeteve lundruese, ndërsa një 29-vjeçar është proceduar penalisht nga policia për “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”. Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin e Prizrenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, dy Jet Ski-t janë sekuestruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. “Kukës. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kukës proceduan penalisht shtetasin E. T., 29 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”.

Në liqenin e Kukësit, rreth orës , ky shtetas, duke drejtuar mjetin lundrues Jet Ski, ku ndodhej së bashku me shtetasin E. P., 46 vjeç, aksidentalisht është përplasur me mjetin lundrues Jet Ski që drejtohej nga shtetasi B. H., i cili po dilte në breg të liqenit për të ankoruar mjetin lundrues. Si pasojë, kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit E. T. dhe E.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

P., të cilët ndodhen në spitalin e Prizrenit, jashtë rrezikut për jetën. Mjetet lundruese u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ras tit”, shkruan Policia.

Burimi: Bota Sot