​Java nis me mot të nxehtë, kujdes nga rrezet UV

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta gjatë ditëve në vijim, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius. Sipas parashikimit, dita e parë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 3 metra në sekondë. Në ditët pasuese pritet mot me diell dhe vranësira të fokusuara kryesisht përreth zonave malore.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë rritje, duke arritur deri në 36 gradë Celsius. IHMK paralajmëron se moti i nxehtë mund të shkaktojë ngarkesë të shtuar termike, veçanërisht te personat e ndjeshëm gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin e gjatë në diell, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta. Ndërkohë, indeksi UV pritet të jetë i lartë deri shumë i lartë gjatë ditëve me diell. Rekomandohet mbrojtja nga rrezatimi diellor, veçanërisht në intervalin kohor nga ora deri në .

Burimi: Bota Sot