Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora deri në , për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime. Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe institucionet shëndetësore. Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
