Tragjedi në Malishevë: Gruaja vdes pas plagosjes me armë zjarri,

0%

Një grua ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj ka mbetur i plagosur pas një rasti me armë zjarri që ndodhi mbrëmë në fshatin Kërvasari të Malishevës. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Vlera Krasniqi nga Policia Rajonale e Gjakovës. Policia është njoftuar për rastin më , rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në një dhomë gjumi janë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor, të plagosur nga arma e zjarrit. Pas ndihmës së parë mjekësore, të dy janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Rreth orës , Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima femër, e moshës madhore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit është iniciuar rasti si “Vrasje e rëndë”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com