Raphinha feston si “Spider-Man”, a fshihet pas një mesazh për Julian

0%

Raphinha ishte protagonist në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Elches, duke shënuar golin e parë të sezonit për katalanasit. Sulmuesi brazilian realizoi nga pika e bardhë në minutën e 14-të, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte festimi i tij.

Raphinha festoi në stilin e Spider-Manit, një festim që menjëherë ngjalli spekulime për një mesazh të mundshëm për Julián Álvarezin, objektivin kryesor të Barcelonës në këtë afat kalimtar. Sipas raportimeve të përcjella nga Fabrizio Romano, Álvarez, i cili njihet edhe me nofkën “La Arana” (Merimanga), ka festuar në të kaluarën golat në mënyrë të ngjashme.

Për këtë arsye, festimi i Raphinhas është interpretuar si një “ftesë” për sulmuesin argjentinas që t’i bashkohet Barcelonës. Álvarez raportohet se dëshiron të transferohet vetëm te Barcelona dhe se nuk është i interesuar për ofertat e tjera që mund t’i vijnë Atlético Madridit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi madrilen, nga ana tjetër, nuk dëshiron ta humbasë sulmuesin dhe deri tani ka mbajtur një qëndrim të fortë për të ardhmen e tij. Situata është bërë edhe më e tensionuar pas ndeshjes së fundit, ku Álvarez u përball me fishkëllimat e tifozëve të Atlético Madridit, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të mbetet në pikëpyetje.

“Ishte një vendim i klubit” – arsyeja pse Alvarez u largua pa u thënë lamtumirë tifozëve Afati kalimtar veror hyn në fazën e fundit dhe kanë mbetur rreth dhjetë ditë për të mbyllur një prej sagave më të mëdha të kësaj vere. Dëshira e Álvarezit duket e qartë: Barcelona. Tashmë mbetet të shihet nëse Atlético do të pranojë ta lërë të largohet drejt Camp Nou.

Burimi: Telegrafi