Barcelona e frikshme në ndeshjen e parë – i shënon pesë herë Elches,

0%

Barcelona e ka nisur në mënyrën më bindëse sezonin e ri në La Liga, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Elches. Katalanasit e diktuan ndeshjen që nga minutat e para dhe kaluan në epërsi në minutën e 14-të. Raphinha ishte i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin Matias Dituro për 1-0.

Barcelona vazhdoi të kontrollojë lojën dhe në fund të pjesës së parë gjeti edhe golin e dytë. Në minutën e 45+3’, Karim Adeyemi përfitoi nga asistimi i Raphinhas dhe realizoi për 2-0. Në pjesën e dytë, skuadra e Hansi Flickut nuk e uli ritmin. Raphinha shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 67-të, pas asistimit të Anthony Gordonit, duke çuar rezultatin në 3-0.

Më pas erdhi momenti i Fermín Lópezit, i cili ishte protagonist absolut në fundin e takimit. Mesfushori spanjoll realizoi dy gola brenda tetë minutash, në minutat 71’ dhe 79’, duke vulosur fitoren spektakolare 5-0. Barcelona pati edhe raste të tjera për të thelluar epërsinë, ndërsa Elche goditi shtyllën përmes Facundo Buonanottes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një nisje perfekte për Barcelonën, e cila dërgon një mesazh të fortë që në javën e parë të kampionatit: 5 gola të shënuar dhe portë e paprekur si mysafir. Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi