Mundësi Egzon Xhoni do të vazhdojë garën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare në Taranto 2026. Atij i duhen dy fitore. Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Xhoni u mund sot nga medalisti olimpik Paris 2024, Islam Dudaev, i cili përfaqëson Shqipërinë.
“Dudaev u kualifikua në finale, gjë që i mundësoi Egzonit të vazhdoj garën për medalje të bronztë, ku i duhen dy fitore”- thuhet në njoftim. Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se sot më në disa lokacione u zhvilluan garat në not, taekwondo dhe boks, në kuadër të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.
Sipas njoftimit, ndonëse sportistët e Kosovës dhanë më të mirën, ata nuk arritën të siguronin ndonjë fitore.
