Cisse dhe Rabiot i sjellin Milanit fitoren në ndeshjen hapëse

0%

Milani e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Serie A, duke mposhtur Torinon në transfertë me rezultat 2-1, në kuadër të javës së parë të kampionatit italian. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht disa rasteve të mira nga të dyja skuadrat. Torino ishte pranë golit me Alieu Njie, ndërsa Samuel Chukwueze rrezikoi për Milanin pas një aksioni individual.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u treguan shumë më efikasë. Alphadjo Cisse zhbllokoi rezultatin në minutën e 64-të, duke përfituar nga një pasim i gjatë dhe i saktë i Adrien Rabiot për të realizuar për 0-1. Vetëm dy minuta më vonë, Milani e dyfishoi epërsinë. Këtë herë ishte Rabiot ai që u shndërrua në realizues, duke shënuar me një goditje të bukur pas asistimit të Samuel Chukwuezes.

Torino nuk u dorëzua dhe në fund arriti të ngushtojë diferencën. Në minutën e 90+3-të, Che Adams shënoi me goditje të parë brenda zonës për 1-2. Victory on opening day? Secured. 🔐 Brought to you by @Bitpanda_global pic.twitter.com/DTZKIDv1Dz — AC Milan (@acmilan) August 23, 2026 Megjithatë, vendasit nuk patën kohë për të bërë më shumë dhe Milani e menaxhoi avantazhin deri në fund.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi