Vera “braktis” Korçën, qyteti përfshihet nga rrebeshi i fortë

0%

Vera duket se ka “braktisur” Korçën mbrëmjen e sotme, pasi qyteti është përfshirë nga një rrebesh i fuqishëm shiu. Për më shumë se 10 minuta, reshjet e dendura janë shoqëruar me breshër dhe erë të fortë, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të motit, raporton Abcnews.al, përcjell Sinjali.

Intensiteti i reshjeve ka shkaktuar edhe vështirësi të përkohshme në qarkullim, ndërsa qytetarët janë përballur me kushte të pazakonta për një mbrëmje vere. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com