Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 24-. Sipas njoftimit, java e fundit e këtij muaji parashihet të jetë e nxehtë, me mot kryesisht të qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme Gjatë kësaj periudhe, temperaturat maksimalet do të arrijnë deri në 35–36 gradë.
“Në pjesën e dytë të javës pritet një rritje e lehtë e temperaturave, ndërsa vranësirat lokale, veçanërisht në zonat malore, mund të kushtëzojnë reshje të izoluara”- thuhet në njoftimin e IHK-së. Të hënën, më , parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 34°C.
Ndërsa, era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-3 m/s. Të martën, më , parashihet me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 35°C. Ndërsa era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s. Kurse ditën e mërkurë, më , parashihet mot me diell dhe vranësira të çrregullta.
Vranësirat vende-vende parashihet të sjellin reshje, kryesisht në formë shiu lokal. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 33°C. Era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi 1-8 m/s. Të enjten, me , parashihet mot me diell dhe vranësira të fokusuara përreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 34°C. Kurse era do të fryjë nga veriperendimi, me shpejtësi 1-4 m/s. Ndërsa të premten, parashihet mot me diell dhe vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10°C deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 30°C deri në 36°C. Era: do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Instituti ka njoftuar se moti i nxehtë gjatë ditës mund të shkaktojë ngarkesë të shtuar termike te personat e ndjeshëm, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Rekomandohet shmangia e qëndrimit të gjatë në diell, konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve dhe kufizimi i aktiviteteve fizike në orët më të nxehta.
“Temperaturat e larta dhe moti kryesisht i thatë do të favorizojnë pjekjen dhe përfundimin e fazave të zhvillimit të kulturave bujqësore, por njëkohësisht do të rrisin kërkesat për ujë. Rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës dhe ujitja sipas nevojës, sidomos në kulturat që janë ende në faza aktive të zhvillimit.
Në zonat ku mund të ketë reshje lokale, duhet pasur kujdes nga paraqitja e sëmundjeve dhe dëmtimet eventuale nga reshjet e mundshme” – thuhet në njoftim. Indeksi UV: gjatë ditëve me diell pritet të jetë i lartë deri shumë i lartë, ndaj rekomandohet mbrojtja nga rrezatimi diellor, veçanërisht gjatë intervalit –.
