Kurti-Abdixhiku po bëjnë pakt për presidentin? – Zeqiraj zbulon

0%

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar së fundmi për kriteret dhe profilin që duhet të ketë presidenti i ri i Kosovës, duke shprehur vullnet për të gjetur një pajtim.

Ky zhvillim politik ka hapur diskutime nëse bëhet fjalë vetëm për një hap procedural drejt zgjedhjes së presidentit, apo nëse takimi mes dy liderëve mund të jetë sinjal për një marrëveshje më të gjerë politike, që do t’i hapte rrugë tejkalimit të krizës institucionale në vend.

Për këtë çështje, për “Bota sot” ka folur veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj, i cili vlerëson se kriteret për presidentin janë të përcaktuara qartë me Kushtetutë dhe ligje, ndërsa thekson se në këtë proces rëndësi të veçantë ka personaliteti dhe integriteti i kandidatit. “Kriteret për zgjedhjen e presidentit janë të përcaktuara në Kushtetutë e ligje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njeri me personalitet dhe integritet, me njohuri politike dhe përvojë institucionale, i cili përmbush në plotësi standardin e presidentit. Respektimi i Kushtetutës, i ligjeve shtetërore, faktor uniteti, bashkëpunues me qytetarët e vendit, pavarësisht përkatësive politik e”, shprehet Zeqiraj.

Veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj Sipas tij, diskutimi për kriteret e presidentit është zhurmuar tej mase, pasi kompetencat e kreut të shtetit tashmë janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje. Megjithatë, ai e sheh takimin Kurti-Abdixhiku si një zhvillim me peshë më të madhe politike.

“Është zhurmuar shumë për kriteret e presidentit, edhe pse kompetencat e tij janë të përcaktuara me Kushtetutë e ligj. Zgjedhja e presidentit nuk është vetëm hap procedural, por edhe sinjal për marrëveshje konkrete mes LVV dhe LDK-së”, deklaron ai. Por, sa reale janë gjasat që LVV dhe LDK të dakordohen për një emër konsensual?

Zeqiraj shprehet skeptik për një president të tillë, duke vlerësuar se më e mundshme është arritja e një marrëveshjeje politike përmes bashkimit të votave të subjekteve që mund të krijojnë shumicën e nevojshme. “Nuk besoj se ekzistojnë gjasa reale, që subjektet politike të dakoordohen për president konsensual.

Më e mundshme është zgjidhja politike, duke i bashkuar votat subjektet politike ekzistuese në koalicion me LVV dhe LDK-ja. Dhe, në këtë mënyrë mund ta tejkalojnë ngërçin e radhës dhe të shmangin zgjedhjet e përfolura ”, thotë Zeqiraj.

Ai vlerëson se takimi i fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut mund të shkojë përtej çështjes së presidentit dhe të shërbejë si pikënisje për një marrëveshje më të gjerë politike. “Takimi i fundit Kurti-Abdixhiku, realisht, mund të jetë si një pikënisje për një marrëveshje më të gjerë politike, për tejkalimin e krizës aktuale të Kosovës.

Vullneti i mirë i LDK-së, duhet të mirëkuptohet edhe nga pala tjetër, LVV. Dhe kjo duhet të bëhet në të mirë të vendit”, t hekson ai. Zeqiraj ndalet edhe te roli i LDK-së në krijimin e institucioneve, duke e cilësuar atë si parti institucionale dhe duke kritikuar ashpër opozitën PAN-iste.

“Përpjekjet ngulmuese të LDK-së, për krijimin e institucioneve shtetërore, si parti veterane, bërëse e paqes, e luftës dhe themeluese e Shtetit të Kosovës, opozita destruktive e PAN-it, i ka keqinterpretuar, duke i reduktuar në interesa, kinse, partiake të LDK-së ose të individëve të veçantë brenda saj”, shprehet ai.

Ai përmend edhe pretendimet për një koordinim të mundshëm politik kundër LDK-së, duke thënë se në skenën politike është përfolur për një “aleancë të fshehtë” mes pjesëve të pozitës dhe opozitës. “‘ Atje ku ka zë, nuk është pa gjë’, – thonë vëllezërit tanë jugorë.

Është përfolur për një aleancë të fshehtë të pozitës me opozitën PAN-iste, kryesisht, me PDK-në, në koordinim edhe me klanin Mustafa, për ta rrënuar LDK-në, madje me fund”, deklaron Zeqiraj. Ai e konsideron sulmin ndaj Abdixhikut si sulm ndaj vetë LDK-së, duke pretenduar se brenda strukturave të kësaj partie kishte pasur përpjekje për rrëzimin e kryetarit të saj.

“Sulmi i egër kundër kryetarit të ligjshëm, Lumir Abdixhiku, ishte sulm i drejtpërdrejtë kundër LDK-së. PDK-ja, me argatët e saj brenda strukturave të LDK-së, kishte punuar gjatë kohë për puçin kundër kryetarit Abdixhiku dhe të Lidershipit të tij ”, thotë ai.

Në fund, Zeqiraj thekson se, pavarësisht dallimeve dhe pengesave politike, LDK-ja duhet të vazhdojë dialogun me LVV-në për krijimin e institucioneve. “Megjithatë, LDK-ja ka qenë dhe mbetet parti institucionale dhe pavarësisht pengesave, duhet të vazhdojë bisedimet me LVV, për t’i zgjedhur organet drejtuese shtetërore të Kosovës ”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot