Miss Universe 2025, Fatima Bosch: I vetmi që dua të impresionoj është

0%

Fatima Bosch, Miss Universe 2025 nga Meksika, gjatë qëndrimit të saj në Guatemalë vizitoi kishën e Zojës së Mëshirës, ku u gjunjëzua para altarit duke mbajtur në duar kurorën e Miss Universe.

Ajo e përkushtoi simbolikisht kurorën Zotit dhe tha se titulli nuk ka shumë vlerë për të nëse nuk mund ta përdorë për t’u shërbyer njerëzve dhe për të përmbushur një qëllim më të madh se suksesi personal. Bosch, e cila është katolike, theksoi se kurora i është besuar përkohësisht dhe nuk e konsideron si diçka që i përket plotësisht asaj.

Gjatë vizitës në Guatemalë u takua edhe me vajza nga qendra “Villa de las Ninas” dhe së bashku kënduan këngën fetare “Maria, mirame”, kushtuar Virgjëreshës Mari. Ajo ka folur edhe më herët për rëndësinë e fesë në jetën e saj. Pas fitores së Miss Universe 2025, Bosch tha se beson se Zoti kishte një arsye që e lejoi të arrinte këtë sukses.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas saj, vëmendja, fama dhe titujt nuk duhet të bëhen më të rëndësishme se besimi dhe vlerat personale. Fitorja e saj në konkursin e zhvilluar në Tajlandë u shoqërua me polemika dhe akuza për parregullsi në procesin e përzgjedhjes. Megjithatë, Bosch ka deklaruar se nuk dëshiron të merret me kritikat dhe me atë që ajo e quan “zhurmë”.

Ajo thotë se dëshiron të fokusohet te misioni i saj, te besimi dhe te përdorimi i pozitës së Miss Universe për të ndihmuar dhe frymëzuar të tjerët.

Burimi: Telegrafi