Një zjarr ka përfshirë sërish zonën e fshatit Brusnik të Vushtrrisë. Sipas komandantit të zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni, ekipet kanë intervenuar për herë të katërt në këtë rast. “Është hera e katërt që kemi intervenuar në këtë rast. Kemi arritur t’i shpëtojmë pishat” , ka thënë Hyseni.
Ai ka bërë të ditur se nga zjarri janë djegur kryesisht barishte, ndërsa dyshohet se zjarret janë të qëllimshme.
Burimi:
Bota Sot
