Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë

0%

Rastet e fundit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë vënë në lëvizje sindikalistët. Për shkak të situatës së krijuar, Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, pas shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në vendet e punës.

Sipas njoftimit të sindikatës, në mbledhje do të shqyrtohet situata e sigurisë në vendet e punës, shkaqet e aksidenteve, si dhe rastet që kanë rezultuar me lëndime dhe vdekje të punëtorëve. Në rend dite është edhe marrja e qëndrimeve dhe masave të nevojshme për rritjen e presionit ndaj punëdhënësit, me qëllim përmirësimin e sigurisë në vendet e punës.

Mbledhja do të nisë në orën , në zyrën e Sindikatës së Re të KEK-ut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot