Trabzonspor ka shënuar fitore të rëndësishme në javën e dytë të Superligës turke, duke mposhtur Başakşehirin me rezultat 2-1, falë një paraqitjeje fantastike të sulmuesit egjiptian Muhammed Salah. Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e tetë.
Pas një topi të kthyer në zonë, Mohamed Salah reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë, ndërsa pas ndërhyrjes së VAR-it goli u konfirmua.
Mohamed Salah, Trabzonspor formasıyla ilk golünü attı ama bu gol neredeyse sayılmayacaktı. 8. dakikadaki vuruşunu Başakşehir savunması çizgiden uzaklaştırdı, VAR topun çizgiyi geçtiğini gösterdi, gol geçerli sayıldı. #TSvBFK pic.twitter.com/UyAwhTbChY — 🐺Özet Geç 🦅 (@Ozet_Gec_) August 23, 2026 Mysafirët barazuan në minutën e 16-të me penallti pas ndërhyrjes së VAR-it.
Eldor Shomurodov mori përgjegjësinë dhe realizoi për 1-1. Në minutën e 48-të, Salah shënoi edhe golin e dytë personal, duke kompletuar dopietën. Sulmuesi egjiptian kombinoi bukur me Erenst Muçin në zonë dhe më pas me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë për 2-1.
A Salah Masterclass. 🪄 pic.twitter.com/xirbLTdV0O — Trabzonspor (@Trabzonspor) August 23, 2026 Me këtë fitore, Trabzonspor merr tri pikët e plota në javën e dytë, ndërsa Salah ishte padyshim figura kryesore e takimit me dy gola, duke nisur në mënyrë spektakolare sezonin e ri.
