Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt

0%

Pas organizimit te sheshi Skënderbej, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë. Marshimi ka vijuar me thirrjet “Shqipëri e Re”. Protestuesit theksojnë se kërkesa e tyre kryesore dhe e panegociueshme mbetet largimi i menjëhershëm i Edi Ramës nga detyra.

Platforma e tyre përfshin krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor për të përgatitur vendin për zgjedhjet e ardhshme, si dhe shfuqizimin e disa nismave ligjore që konsiderohen si të dëmshme e në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë.

Burimi: Bota Sot