Një mbrojtës nderon Juventusin në pjesën e parë ndaj Frosinone

0%

Juventus e ka mbyllur në avantazh 0-1 pjesën e parë ndaj Frosinone, sfidë e vlefshme për javën e parë në Serie A. Një dominim total i bardhezinjve nga minuta e parë deri në fund të pjesës së parë. Në minutën e 17-të, ishte Gleison Bremer që dha sinjalet e para, duke goditur me kokë pas një krosimi në zonë, por gjuajtja e brazilianit shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

Në minutën e 22-të, Bremer tregohet i saktë këtë herë, duke shënuar me kokë, pas krosimit të Francisco Conceicao në zonë. Duke përfituar edhe nga dalja jo e studiuar mirë e portierit kundërshtar, Bremer nuk fali këtë herë. Në minutën e 42-të, Juventus iu afrua golit të dytë por goditja e Pierre Kalulu u përplas në shtyllën e majtë.

Një minutë më pas, portieri i Frosinone, Lorenzo Palmisani, bën një pritje të shkëlqyer ndaj goditjes së Kenan Yildiz. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Juventusin. Në ndeshjen tjetër, pjesa e parë në Venezia-Lecce u mbyll në barazim të bardhë, 0-0.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot