Media kroate: Çfarë po ndodh me Arijan Ademin?

0%

Futbollisti Arijan Ademi ndodhet në një situatë shumë të vështirë te Ujpesti. Ish-kapiteni legjendar i Dinamos nuk është larguar zyrtarisht nga skuadra e klubit hungarez të ligës së parë, por minutazhi i tij në fillim të sezonit të ri tregon se ai nuk ka më një rol të rëndësishëm. Në pesë javët e para të kampionatit ka luajtur vetëm 26 minuta. “Çfarë po ndodh me Arijan Ademin?

Ademi ka bërë vetëm një paraqitje, në javën e parë kundër Nyíregyháza-s. Ai hyri në minutën e 65-të, duke zëvendësuar Arne Maierin, në humbjen 2:1 të Újpestit. Në javën pasuese, në fitoren 4:2 ndaj Debrecenit, Ademi nuk ishte as në mesin e lojtarëve rezervë. Kundër Kisvárdës dhe MTK-së u rikthye në stol, por nuk u aktivizua.

E njëjta gjë ndodhi edhe në javën e pestë kundër Paksit:, ka shkruar media kroate “Index”. Ademi e përfundoi sezonin e kaluar të kampionatit me vetëm 17 paraqitje në 33 javë të kampionatit hungarez. Ai ishte titullar vetëm gjashtë herë, ndërsa në total luajti rreth 675 minuta. Nuk shënoi asnjë gol dhe regjistroi vetëm një asistim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Veçanërisht gjatë pjesës së dytë të sezonit ai humbi vendin e tij në ekip. Pikërisht minutazhin e ulët, media hungareze “Nemzeti Sport” e kishte përmendur si një nga arsyet kryesore pse vazhdimi i tij te klubi ishte vënë në pikëpyetje.

Burimi: Bota Sot