Pjesa e parë në Newcastle-Liverpool, është mbyllur 1-0 për vendasit në “St. James’Park”. “Qymyrxhinjtë” e nisën në mënyrë të shkëlqyer duke gjetur golin që në minutën e 5-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të William Osula, ishte Anthony Elanga që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të djathtën.
Në minutën e 18-të, ishte Florian Wirtz që iu afrua shumë golit të barazimit, por goditja e gjermanit u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga Hornicek. Minutat e tjera në vazhdim ishin të qeta për të dy klubet dhe nuk pati asnjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.
