Patrik Bardhi dhe Marsel Ismajlgeci ne duel gjate ndeshjes Tirana – Dinamo Marsel Ismajlgeci është futbollisti më i ri i Dritës. Mesfushori zgjodhi që të mbyllë aventurën e tij me Ballkanin për të kaluar tek rivalët e Superligës, më saktësisht, te kampionët në fuqi.
Kujtojmë se për Ismajlgecin u përfol për një rikthim në Superiore, mirëpo duket se 26-vjeçari ka zgjedhur të qëndrojë në Kosovë për të veshur fanellën e “bluve”. Sa i takon karrierës së tij, fillimet i pati te moshat e Dinamos U-17, ndërsa më pas kaloi tek Tirana, aty ku fitoi dy tituj kampion, në sezonet 2019/20 dhe në atë 2021/22.
Të tjera përvoja të rëndësishme theksohen ato të Zrinjski Mostar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe tek Ballkani në Superligë, skuadër me të cilën fitoi një titull.
