Njëjtë si Skënderbeut, Tiranës së Dean Klafuriç i ndodh e papritura

0%

Tirana do të luajë sonte në mbrëmje përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të “Abissnet Superiore”. Sfida e cila do të zhvillohet në Rrogozhinë do të nisë prej orës .

Për “bardheblutë” e trajnerit Dean Klafuriç, formacioni pritet të jenë me mungesa të rëndësishme, kjo sepse lojtarët e rinj të afruar në merkato nuk janë federuar dhe për këtë arsye, kroati do të zbresë në fushë me futbollistët e afruar nga akademia.

Shkak i kësaj situate të paprecedentë mësohet të jetë merkatos së bllokuar te kryeqytetasit, ndaj dhe sot do të duhet të bëjnë nga lojtarët si Erdon Daci, Ardit Krymi, Bernard Berisha, Drilon Hazrollaj, Tomislav Kiss, Bojan Ilievski, Leonat Vitija dhe Joseph Colley. E njëjta gjë i ndodhi edhe Skënderbeut në ndeshjen e parë me Vllazninë, përfunduar në barazimin 2-2.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si rrjedhojë, trajneri Julian Ahmataj u detyrua të bëjë improvizime në formacion. LISTA E TIRANËS: Visar Bekaj, Klajdi Kuka, Luçiano Vera, Basilio Ndong, Serxho Vogli, Ermal Meta, Freddy Alvarez, Patrik Myslovic, Redon Xhixha, Ettien Tare, Serxho Prendi, Olti Qerimaj, Aimar Bami, Rejan Cali, Kleo Lika, Mateo Maci.

Burimi: Bota Sot