Goncalo Inacio u la jashtë skuadrës së Sporting Lisbon për ndeshjen e tyre të ligës kundër Alverca të shtunën në mbrëmje, duke shtuar gjithmonë e më shumëmzërat për largimin e qendërmbrojtësit këto ditë të fundit të merkatos. Për qendërmbrojtësin 24-vjeçar ka interes konkret nga Milan dhe Barcelona, por sipas Diario Sport, katalanasit janë më afër portugezit.
Sporting Lisbon kërkon 40 milionë euro për të lënë të lirë Goncalo Inacio-n. Milan nuk është dorëzuar ende për transferimin e mundshëm të tij, pasi Goncalo Inacio është përforcimi kryesor që ka kërkuar trajneri Ruben Amorim për mbrojtjen. Amorim i ka bërë përfundimisht dalje Fikayo Tomori-t dhe kërkon me patjetër një qendërmbrojtës të ri deri para 1 shtatorit.
Në anën tjetër, edhe Barcelona kërkon me patjetër një qendërmbrojtës për sezonin e ri. Goncalo Inacio duket profili i duhur për sistemin e trajnerit Hansi Flick. Java që vjen do të jetë vendimtare për mbrojtësin portugez.
