Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër po shterin lumin Treska,

0%

Ky është burimi kryesor i Lumit Treska në Kërçovë, gjendet në fshatin Izvor, i cili jep nga 600 deri në 1000 litra ujë në sekondë, ka pasur situata kur ka dhënë edhe 2000 litra ujë në sekondë, por kjo ka qenë dikur, ndërsa sot ai po thahet dalëngadalë. Eko-aktivistët për këtë fajin ua hedhin punimeve që po kryhen në autostradën Kërçovë-Ohër.

Nga Krushina e deri në Botun, të gjitha burimet që rrjedhin në Lumin Treska janë dëmtuar nga punimet e autostradës, ku edhe gërmimet kanë qenë më të mëdha dhe janë ndërtuar ura e tunele, sqaron eko-aktivisti Mile Aleksovski. Biodiversiteti është në kërcënim serioz, sepse është bërë ekocid klasik ndaj Lumit Treska, thotë eko-aktivisti.

Ai thotë se shteti duhet të formojë një grup punues me ekspertë të fushës, të vijnë ta shqyrtojnë gjendjen faktike dhe të sjellin një plan për sanim teknik, për kthimin e burimeve të Lumit Treska.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot