Musmurati: Prishtina vishet me flamujt e lirisë, Kosova pret kthimin

0%

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se kryeqyteti është dekoruar me flamuj në pritje të kthimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Prishtina sot vishet me flamujt e lirisë sepse Kosova po pret kthimin e çlirimtarëve”, ka shkruar Musmurati.

Ajo ka theksuar se në sheshet e kryeqytetit janë vendosur simbole që, sipas saj, përfaqësojnë historinë, sakrificën dhe krenarinë e Kosovës. “Në çdo shesh, një simbol i historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë”, ka deklaruar ajo.

Burimi: Telegrafi