Gjesti dhuron një moment të veçantë në Pejë, emocionon fansin e vogël

0%

Një moment i veçantë është përjetuar mbrëmë (e shtunë) gjatë koncertit të Gjestit në Pejë, ku artisti pati një surprizë për një prej fansave të tij më të rinj. Mes turmës së madhe të fansave, një djalë i vogël tërhoqi vëmendjen e Gjestit me emocionet dhe entuziazmin që shfaqi gjatë performancës. Artisti vendosi ta ftonte atë në skenë, duke e bërë pjesë të koncertit.

Foto: TikTok I emocionuar nga pritja që mori në vendlindjen e tij, Gjesti u shpreh se ndihej shumë krenar për dashurinë dhe mbështetjen që merr nga publiku. Por momenti më emocionues erdhi pak më vonë. Gjesti hoqi një nga byzylykët që kishte në dorë dhe ia dhuroi fansit të vogël si kujtim. Dyshja më pas u përqafuan në skenë, derisa publiku i shoqëroi me duartrokitje.

Foto: TikTok Momenti është shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku ka marrë reagime të shumta. Shumë komentues e kanë vlerësuar veprimin e Gjestit dhe mënyrën se si ai zgjodhi ta bënte fansin e vogël pjesë të mbrëmjes. Gjesti is so kind and cute with kids @gjesti

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi