Kosova përfaqësohet në Maratonën Ndërkontinentale të Bosforit në not

0%

Notaret kosovare Setenay Spahiu dhe Ilyada Spahiu kanë përfunduar me sukses pjesëmarrjen në Maratonën Ndërkontinentale të Bosforit, e cila u zhvillua në Stamboll. Dy notaret përshkuan distancën prej 6.5 kilometrash, duke notuar nga Azia drejt Evropës, në një nga garat më të veçanta ndërkombëtare të notit.

Setenay dhe Ilyada përfaqësuan Kosovën në këtë event prestigjioz, duke e bërë flamurin e Kosovës pjesë të një gare që lidh dy kontinente. Njoftimi: Notaret Setenay Spahiu dhe Ilyada Spahiu përfunduan me sukses Maratonën Ndërkontinentale të Bosforit në Stamboll, duke përshkuar distancën prej 6.5 km nga Azia në Evropë.

Urime Setenay dhe Ilyada për përfaqësimin e Kosovës në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot