Tërmeti në Japoni, ambasada në Tokio apel qytetarëve shqiptarë:

0%

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, ka ndarë mesazhin e ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, Ermal Muça, pas tërmetit të fortë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendër në prefekturën Ibaraki, i cili u ndje edhe në zonën e Tokios.

Sipas ambasadës shqiptare në Japoni, deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha, ndërsa janë raportuar persona të lënduar, të cilëve ambasada u ka uruar shërim të shpejtë.

Në kushtet e situatës së krijuar nga tërmeti, por edhe nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Japoni u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në Japoni, si dhe atyre që ndodhen për vizitë në vend, të ndjekin me vëmendje informacionet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendase.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ambasada rekomandon që qytetarët të informohen për situatën përmes burimeve zyrtare të autoriteteve japoneze, përfshirë Agjencinë Meteorologjike të Japonisë (JMA), portalin e parandalimit të fatkeqësive të Ministrisë së Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, si dhe NHK WORLD-JAPAN. Ambasada shqiptare në Tokio ka vënë në dispozicion edhe kontaktet për raste nevoje.

Shtetasit shqiptarë mund të kontaktojnë ambasadën në WhatsApp në numrin +81–70-9023-3905 ose përmes adresës elektronike [ [email protected] ](mailto: [email protected] ). Ambasada u kërkon qytetarëve shqiptarë në Japoni të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve vendase për garantimin e sigurisë së tyre.

Burimi: Bota Sot