Shtypi për vdekje qenin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet

0%

Pamje të rënda nga Korfuz kanë shkaktuar zemërim dhe reagime të forta nga qytetarët dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve. Një drejtuesе automjeti është arrestuar pasi dyshohet se shtypi me makinë një qen që ndodhej i shtrirë në mes të rrugës, në zonën e Avliotes, në veri të ishullit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës, më 22 gusht, dhe është regjistruar nga një kamerë sigurie. Pamjet tregojnë një automjet të bardhë që i afrohet qenit, i cili ndodhet i shtrirë në rrugë. Drejtuesja duket se ul fillimisht shpejtësinë, por më pas automjeti kalon mbi kafshën dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Qeni mbeti i plagosur rëndë në asfalt dhe ngordhi pak çaste më vonë.

Pas publikimit të pamjeve dhe denoncimeve të shumta nga qytetarët dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve, autoritetet nisën hetimet për identifikimin e drejtueses së automjetit. Ajo u identifikua dhe më pas u arrestua. Sipas të dhënave të rastit, pritet të dalë përpara prokurorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të madhe në Korfuz, ndërsa për rastin është informuar edhe Grupi Panhelenik kundër Keqtrajtimit të Kafshëve. Legjislacioni grek parashikon dënime penale dhe administrative për vrasjen dhe keqtrajtimin e kafshëve, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë rrethanat e sakta të ngjarjes dhe përgjegjësinë e drejtueses së mjetit.

Burimi: Bota Sot