“Nuk më kishte thënë asgjë”/ E bija u ekzekutua nga i dashuri

0%

“Nuk di asgjë, ajo nuk më kishte thënë asgjë. ” Janë këto fjalët e nënës së 45-vjeçares shqiptare, e cila u ekzekutua mëngjesin e së dielës në Nea Smyrni të Athinës nga një 48-vjeçar, i cili më pas vrau veten. E moshuara tregoi se e mësoi lajmin tragjik për vrasjen e vajzës së saj përmes një telefonate paniku nga vajza tjetër.

Me zërin që i dridhej, ajo u shpreh se viktima nuk i kishte treguar kurrë për ndonjë lidhje romantike apo probleme me autorin, ndërsa shtoi se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj ishin ndarë shumë kohë më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës të mëngjesit jashtë pallatit ku 45-vjeçarja jetonte së bashku me vajzën e saj 16-vjeçare.

Autori 48-vjeçar, gjithashtu shqiptar, i kishte ngritur një pritë të mirëmenduar duke e pritur në automjetin e tij. Sapo viktima ka dalë nga ndërtesa, ai i është afruar dhe e ka qëlluar për vdekje me armë, para se të drejtonte armën nga vetja dhe të qëllonte në kokë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Banorët e zonës dëgjuan tre të shtëna të forta brenda pak sekondash, të cilat u pasuan nga mbërritja e menjëhershme e forcave të policisë. Ndërkohë, Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar ka marrë çështjen në dorë për të zbardhur motivet e krimit dhe për të kuptuar natyrën e saktë të marrëdhënies mes tyre, pasi nuk rezulton të kenë qenë të martuar.

Autoritetet po ekzaminojnë gjithashtu profilin e autorit në rrjetet sociale, ku ai kishte postuar fotografi duke pozuar me armë zjarri.

Burimi: Bota Sot