Familja Kryeziu ka njoftuar se ceremonia e varrimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, do të mbahet të hënën, më , në ora . Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Bubavec.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën policin Altin Kryeziu se ceremonia e varrimit të tij do të mbahet ditën e hënë, më , në ora , në varrezat e fshatit Bubavec”, thuhet në njoftimin e familjes.
Ndërron jetë polici Altin Kryeziu, ishte aksidentuar ditë më parë në krye të detyrës Familja ka ftuar të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën Kryeziun për t’i dhënë lamtumirën e fundit. “U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, thuhet në njoftim.
