Vosha: Dua që nesër të shënoj kundër Shkëndijës dhe tre pikët t’i

0%

Pas derbit me Vardarin, ku Struga Trim Lum arritën të shënojnë fitore minimale 1:0, të hënën i pret edhe një tjetër ndeshje derbi, ajo kundër Shkëndijës së Tetovës.

“Për shkak punimeve që po realizohen në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndeshjen e nesërme, të vlefshme për javën e katërt në elitën e futbollit vendor do ta zhvillojmë në Shkup, në stadiumin kryesor pranë FFM-së”, thuhet nga Struga TL.

Lidhur me pritshmëritë nga ky takim kundër Shkëndijës, që do të jetë i 25-ti në përgjithësi, përfshirë këtu ndeshjet mes kampionatit dhe Kupës, nga tabori i Struga Trim Lum, ka folur mesfushori ofenziv, Arbi Vosha. “Shkëndija ka një skuadër të mirë, që përbëhet nga lojtarë cilësorë, por neve jemi të fokusuar vetëm te puna jonë dhe te përgatitja sa më mirë e skuadrës për këtë ndeshje derbi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në ndeshje të këtilla çdo lojtar duhet të japë maksimumin, që në fund të shpresojmë tek rezultati pozitiv” – u shpreh Arbi Vosha. Në momentet kur temperaturat janë ekstrem të larta, Voshën e gëzon fakti se kjo ndeshje do të zhvillohet në termin të mbrëmjes. Ai thotë se ky vendim duhet përshëndetur, pasi pa dyshim se do të jetë një lehtësim për futbollistët e të dyja skuadrave.

“Një vendim i duhur, pasi ndeshja do të zhvillohet në Shkup, edhe atë në kohë ideale, kur temperaturat janë më të ulëta, ashtu që kjo ndikon pozitivisht edhe tek neve futbollistët, për të dhënë më të mirën në terren, por gjithashtu edhe për tifozët që mund ta ndjekin ndeshjen në kushte më të mira atmosferik e” – deklaroi Vosha, që foli edhe për atmosferën që po mbizotëron në skuadër në prag të këtij takimi derbi.

“Atmosfera është shumë e mirë, gjithashtu edhe përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Gjatë gjithë javës kemi punuar me fokus maksimal për këtë ndeshje. Skuadra është në gjendje të mirë dhe kemi besim te puna që po bëjmë.” – tha Arbi Vosha, që nesër kundër Shkëndijës do të kërkoj golin e parë me petkun e Struga Trim Lum.

Ai deri më tani ka të shënuar vetëm 1 gol në përballjet ndaj Shkëndijës së Tetovës, edhe atë si pjesë e Makedonija GJ.P. “Sa u përket golave, nuk ka dyshim se çdo lojtar ka dëshirë të shënojë.

Normalisht edhe unë dua të shënojë, madje që nesër kundër Shkëndijës, mirëpo mendoj se në këto momente më shumë vlerë kanë 3 pikët, ashtu që pavarësisht kush shënon, të shpresojmë se në fund do të jemi neve që do ti gëzohemi fitores dhe se 3 pikët do ti marrim për në Strugë” – përfundoi deklaratën e tij, Arbi Vosha, që nesër pritet të zhvillojë ndeshjen e tij numër 45 me fanellën e Struga Trim Lum në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Parë, aty ku i njëjti tashmë numëron 24 gola dhe plotë 201 ndeshje.

Burimi: Bota Sot