Courtois lavdëron yllin e ri të Realit, e quan “Joselu Junior”

0%

Carlos Espi është një nga lojtarët më të komentuar të momentit. Sulmuesi spanjoll, la shenjë në debutimin e tij zyrtar ku shënoi golin ndaj Espanyolit, që i dha Realit fitoren e parë të sezonit në La Liga. Pas ndeshjes, Thibaut Courtois nuk ndali lëvdatat për yllin spanjoll ku madje e quan edhe “Joselu Junior”, duke e krahasuar me ish-sulmuesin e “Los Blancos”. “Ai është një bishë.

Të shohësh atë të përplaset në stërvitje me Konatén, Rüdigerin dhe ata djem është mbresëlënëse. Ai është shumë i fortë dhe ka edhe talent. Është lloji i lojtarit që nuk e kishim në skuadër. Unë e quaj ‘Joselu Júnior’. Jemi shumë të lumtur me të”, u shpreh Courtois.

Burimi: Bota Sot