Moti ekstrem godet Evropën, zjarre, përmbytje dhe mijëra të evakuuar

0%

Evropa po përballet me një valë të fortë moti ekstrem, me zjarre pyjore, përmbytje dhe stuhi që kanë detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa ekipet emergjente vazhdojnë ndërhyrjet në disa vende. Situata është veçanërisht e rëndë në zonën kufitare mes Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë, ku një zjarr i madh ka shpërthyer pranë Trebinjës.

Për shkak të flakëve, autoritetet boshnjake kanë mbyllur rrugën kryesore që lidh Trebinjën me Dubrovnikun, ndërsa disa fshatra pranë Ivanicës janë evakuuar. Zjarri është përhapur në një zonë me diametër mbi 16 kilometra, ndërsa temperaturat e larta, erërat e forta dhe mungesa e reshjeve po e vështirësojnë punën e zjarrfikësve. Gjendje e rënduar paraqitet edhe në Spanjë.

Në Tarragona, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë lënë 11 persona të lënduar, ndërsa është ndërprerë qarkullimi në disa rrugë dhe linja hekurudhore. Në Valencia, më shumë se 1 mijë banorë të Gatovës janë evakuuar për shkak të një zjarri pyjor që ka djegur rreth 630 hektarë. Situata është stabilizuar, por ekipet e emergjencës vazhdojnë të qëndrojnë në terren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Spanja është përballur ditët e fundit edhe me temperatura që në disa zona kanë arritur deri në 44 gradë Celsius. Ndërkohë, në Poloni janë regjistruar mbi 6,500 incidente të lidhura me stuhitë që nga e premtja. Për shkak të përmbytjeve dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike, janë evakuuar edhe 12 kampe skautësh.

Autoritetet polake kanë bërë të ditur se deri tani nuk ka viktima apo të lënduar, ndërsa paralajmërimet për stuhi mbeten në fuqi në disa pjesë të veriut të vendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com