Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Drita Stubllën. Çifti ka ndarë momente nga ceremonia në Prishtinë, ndërsa lajmi për martesën u bë publik ditët e fundit. Rrahmani dhe Drita kanë qenë në lidhje prej rreth dy vitesh, ndërsa futbollisti i kishte propozuar martesë partneres më 30 maj në Sicili.
Rrahmani, 32-vjeçar, vazhdon karrierën te Napoli, ku është një nga liderët e skuadrës dhe kapiten i Kosovës. Ai ka fituar dy tituj të Serie A me klubin italian dhe Superkupën e Italisë. Ndërkohë, Drita Stublla është e angazhuar në fushën e marketingut dhe është motra e stilistes së njohur Lia Stublla.
