“Nuk humba vetëm një koleg, por një vëlla” – kolegu e kujton me fjalë

0%

Vdekja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, ka prekur thellë familjarët, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij. Në mesin e atyre që kanë shprehur dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta është edhe kolegu i tij, Arlind Limaj, i cili përmes një postimi ka ndarë një mesazh prekës.

“Nuk humba vetëm një koleg, unë sot humba një vëlla timin që ndanim 8 orë së bashku, bisedonim për të kaluarën e bënim plane për të ardhmen”, ka shkruar Limaj. Ai e ka kujtuar Kryeziun për dashurinë dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës. “I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte dhe i shërbeve me krenari deri në frymën tënde të fundit!”, ka shkruar ai.

Mesazhin e tij, Limaj e ka përmbyllur me fjalët: “Lamtumirë vëlla, Altin Kryeziu!”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi