Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mbrëmë përveç që shënoi golin e parë në edicionin e ri në kampionatin turk, ai asistoi në golin e katërt. Muriqi me Fenerbahcen i shkaktuan humbje me rezultat 4:2 Konyaspor-in, në takimin e javës së 2-të. Vedat Muriqi është vlerësuar me notën 7.8 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Mason Greenwood është lojtar i ndeshjes me notën 8.6, ndërsa Marco Asensio u vlerësua me 8. Që të tretë janë lojtarë të Fenerbahces. Enis Bardhi futet në pjesën e dytë te Konyaspor, i cili u vlerësua me notën 6.8.
