Interi fitoi ndeshjen e parë të sezonit me shifrat e thella 4:1 kundër Monzës dhe pas përfundimit të sfidës, trajneri Kristian Chivu e analizoi për Inter TV.“Në pjesën e parë, humbëm disi qetësinë, duke bërë shumë gabime teknike. Në pjesën e dytë, rifituam qetësinë dhe skuadra reagoi si teknikisht ashtu edhe në aspektin e lojës. Po punojmë për t’u përmirësuar, kjo është pika e fillimit.
Jemi të kënaqur me mbërritjet dhe shpresojmë që nënshkrimet e reja të ambientohen shpejt. Duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë nivel, duke u përpjekur të përmirësohemi sepse ka vend të konsiderueshëm për përmirësim.” Sa i kënaqur jeni me Diufin? “Ai ishte pak i turpshëm, por mendoj se mund të bëjë më mirë.
Ne luftuam për të gjetur lëvizjet e duhura, por ai ka karakteristikat e duhura për të pasur një shans në situatat një-me-një. Ai tregoi iniciativë në golin e Pios. Ka vend të konsiderueshëm për përmirësim”.
