Limaj ngushëllon familjen e policit Altin Kryeziu: Humbje e rëndë për

0%

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për familjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident të ndodhur në krye të detyrës. Limaj ka thënë se vdekja e Kryeziut është një humbje e rëndë për familjen e tij, kolegët dhe gjithë Malishevën.

Ndërron jetë polici Altin Kryeziu, ishte aksidentuar ditë më parë në krye të detyrës “Në momente të tilla, fjalët janë të pamjaftueshme për ta shprehur dhimbjen që lë pas humbja e një të riu që jetën dhe përkushtimin e tij ia kushtoi shërbimit ndaj qytetarëve dhe vendit”, ka shkruar Limaj. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur policin.

“U prehtë në paqe Altin Kryeziu. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, ka përfunduar Limaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi