Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Vinicius Junior u trajtua ndaj Espanjolit duke e cilësuar situatën si “bullizëm”. “Special One” u shpreh se Vinicius nuk është pa të meta, por theksoi se ndërhyrjet dhe sjellja ndaj tij kanë kaluar çdo kufi.“Vinicius? Ai nuk është një shenjtor, por ajo që po i bëjnë është e tepërt.
E godasin dhe kjo është shumë zhgënjyese. Ai duhet të ketë një kontroll të madh emocional. Është një situatë e vështirë. Kjo është bullizëm”, deklaroi Mourinho. Trajneri portugez tha se braziliani duhet të tregojë qetësi dhe vetëpërmbajtje përballë presionit të madh që po përjeton në fushë.
