Telefonata pas mesnate alarmon Policinë në Klinë – 27-vjeçarja

0%

Një telefonatë e bërë pak pas mesnatës ka vënë në lëvizje Policinë në Klinë, pasi një grua 27-vjeçare ka kërkuar ndihmë duke raportuar se ishte viktimë e dhunës në familje. Sinjali mëson se viktima është L. E. 27 vjeçare ndërsa i dyshuari E. E. 29 vjeçar. Rasti ka ndodhur më 23 gusht, rreth orës , në rrugën “Skënder Rexhepi” në Klinë.

Rreth dhjetë minuta më vonë, viktima ka telefonuar Stacionin Policor dhe ka raportuar rastin, çka ka bërë që një patrullë të niset menjëherë drejt lokacionit. Kur policët kanë mbërritur, kanë takuar 27-vjeçaren, e cila ka deklaruar se i dyshuari kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, por në atë moment nuk ndodhej më në shtëpi. Policia më pas ka nisur kërkimin për të.

Pas veprimeve në terren, 29-vjeçari është lokalizuar, arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë. Të dy palët janë intervistuar, ndërsa për rastin është vënë në dijeni Prokurori kujdestar i Shtetit. Me udhëzim të Prokurorit është iniciuar rast penal për “Dhunë në familje”, ndërsa pas përfundimit të procedurave, E.E. është ndaluar për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com