“Momentet e kaluara së bashku do të mbeten gjithmonë në kujtesë”,

0%

Vdekja e policit Altin Kryeziu, i cili kishte mbetur i lënduar rëndë pas një aksidenti në krye të detyrës, ka pikëlluar familjarë, miq dhe kolegë të tij. Një nga ish-kolegët e Kryeziut ka reaguar pas lajmit për vdekjen e tij, duke kujtuar kohën që kishin kaluar së bashku në Akademinë e Policisë.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kolegut tim Altin Kryeziu, me të cilin pata fatin të ndaj ditët e Akademisë së Policisë”, ka shkruar ai. Ai tha se kujtimet dhe momentet e përbashkëta do të mbeten gjithmonë në kujtesën e tij. “U prehsh në paqe, koleg. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e njohën”, përfundon reagimi.

Kryeziu kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore prej disa ditësh pas aksidentit të pësuar gjatë kryerjes së detyrës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com