Mbi një dekadë kthimin e tyre, 84-vjeçari ndërron jetë pa parë 5

0%

Dylber Shuli, 84 vjeçari nga Zagorçani i Pogradecit, ka ndërruar jetë pa mundur të shohë 5 nipërit dhe mbesat e tij, të mbetur prej vitesh në kampet e Sirisë. Për më shumë se një dekadë, Shuli kërkoi kthimin e tyre në Shqipëri dhe apeloi vazhdimisht në media për ndërhyrjen e shtetit. Pavarësisht operacioneve të riatdhesimit të zhvilluara ndër vite, fëmijët e familjes Shuli nuk u kthyen.

Sot 84-vjeçari është ndarë nga jeta, pa mundur të realizojë dëshirën për të përqafuar nipërit dhe mbesat e tij.

Burimi: Bota Sot