Arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj vajzës së mitur në Mitrovicë

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar sot me se ka identifikuar dhe ka arrestuar një femër si të dyshuar për dhunë ndaj një vajze të mitur, në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i të dyshuarës është bërë pas sigurimit të provave materiale, përfshirë një videosekuencë të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shihet e dyshuara duke e sulmuar fizikisht vajzën e mitur “Pas procedurave të intervistimi, me aktvendim të prokurorit kompetent të dyshuares i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale- “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në ndërkohë, lidhur me rastin ka reaguar edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ku ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me pamjet e publikuara në media, ku dyshohet se një vajzë 12 vjeçare ka pësuar dhunë nga një vajzë 18 vjeçare, në Mitrovicë. KOMF ka thënë se dhuna ndaj fëmijëve nuk mund të trajtohet si një incident apo rasti i izoluar.

Burimi: Kallxo