Ka ndërruar jetë polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, i cili ditë më parë ishte aksidentuar gjatë kryerjes së detyrës. Kryeziu, prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.
Edhe Xhamia e Pajtimit në fshatin Bubavec ka publikuar njoftimin mortor për ndarjen nga jeta të Kryeziut, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. “Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se, edhe pas përpjekjeve maksimale dhe luftës së madhe për jetën, sot Altini na la!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Detajet për ceremoninë e varrimit, sipas njoftimit të publikuar, do të bëhen të ditura me kohë.
