Fluks i madh në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë dhe 2,300 automjete

0%

Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, përmes tre trageteve që kanë operuar në linjën Vlorë-Brindisi. Kryesisht kanë qenë emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali, por dhe shumë turistë italianë janë larguar këtë fundjavë.

Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve ka qenë i menaxhueshëm dhe procesi i përpunimit të dokumentacionit është zhvilluar pa probleme. Një pikë e rëndësishme për t’u theksuar është se gjatë gjithë këtij procesi nuk janë regjistruar asnjë vonesë nga ana e Policisë Kufitare për nisjen në orar të trageteve sipas programit.

Për përballimin e numrit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve, në pistën e makinave kanë qenë në funksion nëntë sportele, duke mundësuar një përpunim sa më të shpejtë dhe shmangien e radhëve të gjata. Po ashtu, edhe në terminal janë pesë të tilla, për të mos pasur vonesa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga dita e hënë pritet që situata në port të rikthehet në ritmin normal të punës, pas fluksit të shtuar të kësaj fundjave. Strukturat e Policisë Kufitare vijojnë të jenë të angazhuara për të garantuar një proces të rregullt dhe të shpejtë për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë.

Burimi: Bota Sot