Babë e bir rrihen në Mitrovicë, njëri përfundon në spital

0%

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur të shtunën pasdite në veri të Mitrovicës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet fjalë për një rast ku janë përfshirë babë e bir. Si pasojë e përleshjes, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. “Rasti është duke u hetuar”, thotë PK.

Burimi: Bota Sot