Një person gjendet i pajetë në banesë në Gjakovë, nisin hetimet

0%

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjakovë. Rasti është raportuar më 22 gusht, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”.

Burimi: Telegrafi