Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gruaja dyshohet se ra në bunar

0%

Një grua kosovare është gjetur e vdekur në një bunar në oborrin e shtëpisë së saj në Prishtinë. Rasti është raportuar të shtunën, më 22 gusht, ndërsa sipas Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se ka rënë në bunar. Trupi i saj është nxjerrë nga njësiti i zjarrfikësve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe policia po vazhdon hetimet për të ndriçuar rrethanat e ngjarjes.

Burimi: Telegrafi