Kërcënoi se do ta digjte shtëpinë dhe sulmoi prindërit me gurë,

0%

Një person është arrestuar në Shtime nën dyshimin se ka shkaktuar probleme në familje, duke kërcënuar se do ta digjte shtëpinë dhe duke sulmuar prindërit e tij me gurë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 gusht. Pas incidentit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte arrestuar pak më vonë nga njësitë policore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar si “Sulm dhe dhunë në familje”.

Burimi: Telegrafi