​Institucionet ende të pakonstituuara, sot dy aktivitete simbolike

0%

Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një aksion simbolik para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit, në orën , Aleanca zhvillon aktivitet simbolik te hyrja e Qeverisë së Kosovës. Po ashtu edhe Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se, aktiviteti i tyre do të jetë sot pasdite në orën para ndërtesës së Qeverisë.

Në ftesën e mediave nuk janë dhënë hollësi për qëllimin dhe mesazhin e këtyrë aksioneve simbolike. Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ende nuk janë konstituar institucionet. Përveç PDK-së, edhe Aleanca ka vazhduar me kërkesën për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit.

Kjo e fundit ka thënë se fillimisht duhet të ketë marrëveshje për konstituim të institucioneve në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja. Të dyja këto parti kanë refuzuar ftesat e Lëvizjes Vetëvendosje për takime. Në zgjedhjet e 7 qershorit, VV ka siguruar 53 vende në kuvend, PDK 22 deputetë, LDK 18 dhe Aleanca 7 deputetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot